Lladrovci: Gjykimi në Hagë, propaganda më e ulët kundër UÇK-së
Aktuale
November 16, 2025 - 19:01
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në protestën në Hagë, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Ai tha se gjykimi në Hagë është propaganda më e ulët kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, votoi me shumicë raportin famëkeq të Dik Martit, megjithëse Damian Gjiknuri, Shpëtim Idrizi, bashkë me disa përfaqësues nga Turqia, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia ishin kundër.
Lufta jonë e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, nuk mund të njolloset. Duam drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Liri për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Drejtësia është pafajësi për çlirimtarët!”, shkroi Lladrovci. /Zëri