Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Çlirimtarët do të kthehen së shpejti
Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Hagë, ku u kërkua drejtësi për çlirimtarët.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë protestë, raporton Zeri.info.
Krasniqi ka deklaruar se pavarësisht kohës së kaluar në paraburgim, çlirimtarët do të kthehen shumë shpejtë në vendin e tyre.
“Këtë fundjavë qëndrova në Hagen e zymtë, për vizitë tek babai.
Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku, duke kërkuar drejtësi.
Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri