Ushtarët letonë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ

Ushtarët letonë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ

Aktuale November 16, 2025 - 16:55

KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarë nga Letonia, së bashku me personelin e Aviacionit të Ushtrisë Amerikane të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje zhvilluan trajnim me ngarkesë me litar në kampin në Novosellë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet trajnimi me ngarkesë me litar u mundëson njësive të aviacionit të KFOR-it të transportojnë furnizime thelbësore shpejt dhe në mënyrë të sigurt, madje edhe në kushte të vështira.

“Aktiviteti përqendrohet në rritjen e shpejtësisë, saktësisë dhe efikasitetit operativ, duke forcuar njëkohësisht ndërveprimin midis elementëve shumëkombësh”, thuhet në njoftim.

KFOR shton se këto seanca trajnimi thelbësore sigurojnë që forcat e KFOR-it të mbeten të gatshme për mision dhe të afta për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave logjistike në mjedise dinamike, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën.