MPJD-ja për vjedhjen e targave në Slloveni: Ambasada bashkë me organet e rendit po e trajtojnë rastin
Foto: Laura Hasani

MPJD-ja për vjedhjen e targave në Slloveni: Ambasada bashkë me organet e rendit po e trajtojnë rastin

Aktuale November 16, 2025 - 14:16

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar lidhur me heqjen e targave të veturave të kosovarëve në Lubjanë, gjatë së shtunës kur u mbajt ndeshja Kosovë-Slloveni.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë thuhet se Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka njoftuar se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, ka pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre.

“Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse. Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka lajmëruar më herët gjatë ditës edhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.


Njoftimi i plotë i MPJD-së, pa ndërhyrje:

Njoftim për publikun

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, ka pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre.

Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse.

Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri. /Zëri