Dronët shqiptar do ruajnë Samitin e NATO-s, Vengu jep detajet: Jemi krenarë
Aktuale
November 16, 2025 - 10:48
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, deklaroi se plani i Shqipërisë është që të përfshijë gjithë mekanizmin e mbrojtjes në Samitin e NATO-s, që mbahet muajve të verës.
“…mbahet në kohën e verës qershor-korrik, është në Turqi në Ankara dhe 2027-ta në Shqipëri, pra sistem masiv mbrojtje të përbashkët me forcat aleate…”, tha ministri.
“Kemi shprehur ambicie që dronët tonë dhe sistemet antidronë dhe mjetet e blinduara të jenë aty të gatshme për atë moment historik”, shtoi ministri.