Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje janë angazhuar, por a i ka siguruar 61 vota mandatari i dytë?
Foto: Laura Hasani

Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje janë angazhuar, por a i ka siguruar 61 vota mandatari i dytë?

Aktuale November 14, 2025 - 17:57

Mandatari i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe të shoh pastaj nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Megjithatë, vetë Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje janë angazhuar për sigurimin e votave për krijimin e Qeverisë së re.

Këtë e tha deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, në “FIVE” në Dukagjin, teksa shtoi se seanca do të thirret brenda afateve ligjore.

“Ne e kemi mandatu Glauk Konjufcën për kryeministër sigurisht se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të angazhuar në këtë drejtim por përgjegjësia kryesore tashmë i takon mandatarit dhe besoj se për këto do të flasim ditën që do të mbahet seanca dhe të shohim se di do të rrjedhë ajo”, u shpreh Fejza.

Fejza, mes tjerash, u shpreh se pret reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në votimin pro të formimit të qeverisë.

“Mendoj qe të gjitha këto do të shihen  në ditën kur të mbahet seanca – unë mendoj që do të mbahet seanca dhe pres të ketë reflektim të deputetëve sepse jemi duke prit si deputetë të zgjedhim çështjet që janë urgjente për votim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kur pala jonë ka bërë disa lëvizje radhazi është e rëndësishme që edhe deputetët e opozitës të shohin interesin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të parën – betejat politike mund t’i vazhdojmë”, tha Fejza. /dukagjini