Vuçiqi takon Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit britanik flasin për “përmirësim raportesh”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell.
Ai tha se me të la folur për “përmirësimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, situatën në rajon e rrethanat gjeopolitike.
Ndërsa tha se janë “pajtuar” që ruajtja e paqes dhe stabilitetit kanë rëndësi kyçe.
“Bisedë e mirë me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Shkëmbyem mendime mbi përmirësimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, situatën në rajon dhe rrethanat aktuale gjeopolitike. U pajtuam që ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me rëndësi kyçe dhe se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mbeten mënyra më e mirë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballemi”, ka shkruar Vuçiq.
Takimi i tyre vjen derisa Serbia po vazhdon të përballet me protesta dhe parehati pas incidentit në Novi Sad. /express