Radomiroviq: Vukashinoviqi ka gjendje të rëndë shëndetësore
Janë bërë 12 ditë nga rasti i rrëmbimit dhe plagosjes së qytetarit serb nga Leposaviqi, Millan Vukashinoviq i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjarët që nga 1 nëntori, data kur dyshohet se xhandarmëria serbe hyri brenda territorit të Kosovës në Leposaviq dhe ka rrëmbyer shtetasin e Kosovës, nuk kanë arritur të flasin me Vukashinoviqin.
Por, ish-zëvendësministri Radoica Radomirovic i cili ka afërsi me Millan Vukashinoviçin, thotë se përveç operimit që i është nënshtruar në boshtin kurrizor dhe largimin e veshkës, të mërkurën Vukashinoviq i është nënshtruar edhe një operimit tjetër.
Sipas tij, mjeku përgjegjës nuk është lajmëruar për të dhënë detaje të tjera.
“Në ditën e nëntë, nëna e tij, në ora 12 telefonon spitalin, sikurse sot, është përgjigjur Zoran Petrushiç i thotë se Millani ka lëndim të rëndë edhe në kyçin e këmbës dhe se duhet të operohet. Ky operim, sipas fjalëve të tij, është planifikuar për sot. Por, para 10 minutave u dëgjova me nënën e Millanit. Mjeku nuk është lajmëruar as dje as sot. I kanë thënë se do të lajmërohet gjatë ditës së sotme. Kështu që nëna nuk ka informata për gjendjen e birit të tij”, thotë ai.
Radomiroviq pret që për këtë rast të deklarohen edhe institucionet e Kosovës.
“Në lidhje me ngjarjen, unë kam bërë gjithçka që të arrihet deri të e vërteta. Por, presim dhe shpresojmë që së shpejti të deklarohet edhe Ministria e Brendshme të Kosovës. Po pres nga Ministria e Brendshme e Kosovës të deklarohen, dhe jam i bindur se ata i kanë të gjitha informatat e duhura, e dinë gjithçka që ka ndodhur”, thotë ai.
E pas rrëmbimit të qytetarit serb nga Leposaviqi, të njëjtit i është konfiskuar telefoni dhe më pas, janë arrestuar disa persona në Nish të Serbisë si bashkëpunëtor të tij.
“Presim çfarë do të deklarohen në Beograd, çfarë përgatit kuzhina eVuçiçit, a mund të trillojë diçka. Njerëzit e burgosur në Serbi që ndërlidhen me MillanVukashinoviçin, nuk kanë lidhje me të, janë njerëz të ndershëm, dhe nuk është krim pse njihen me MillanVukashinoviçin. Kjo është krejt çfarë mund të them”,shprehet Radomiroviq.
Institucionet në vend kanë bërë thirrje që ky rast të hetohet nga faktori ndërkombëtar dhe të ndalin Serbinë së provokuari me akte të tilla. /Tëvë1