Tahiri për Hamzën: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend
Foto: Laura Hasani

Tahiri për Hamzën: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend

Aktuale November 13, 2025 - 21:26

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka mirëpritur zyrtarizimin e kandidaturës së Hamzës për kryetar të PDK-së.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

PDK-ja të hënën e javës së ardhshme do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit.