Çitaku për kandidaturën e Hamzës: Së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve
Foto: Laura Hasani

Çitaku për kandidaturën e Hamzës: Së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve

Aktuale November 13, 2025 - 18:16

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për të parin e Partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku shkroi se së bashku do ta hapin kapitullin e ri të fitoreve.

“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, shkroi Çitaku pasi shpërndau postimin njoftues të Hamzës.