Bajrami: Faturat e fryra të rrymës, hajnia më e madhe që Kosova ka përjetuar
Aktuale
November 13, 2025 - 17:40
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnia me e madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë.
Sipas saj, ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit”.
“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit. Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar Bajrami.