Osmani takoi ambasadorin Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takoi ambasadorin Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Aktuale November 13, 2025 - 16:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes njoftimit të Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, raporton Zeri.info.

Osmani me tjerash shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

“Presidentja gjithashtu diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mbështetjen për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, si një institucion kyç për dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë. Në përmbyllje, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë, si dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim. /Zëri