Zgjedhjet e parakohshme dhe zhvillimet politike, AAK-ja mbledh Kryesinë sot
Aktuale
November 13, 2025 - 10:46
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar zhvillimet e fundit politike.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli, i cili tha se përveç zhvillimeve politike, do të diskutohen edhe për përgatitjet në rast të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Po, në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e AAK-së, ku do të jenë prezentë edhe kryetarët e degëve. Do të diskutohet për zhvillimet politike dhe përgatitjet në rast të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Xhemajli për Zeri.info.
Kujtojmë se partia e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, në zgjedhjet e fundit komunale ka arritur t’i rifitojë pesë komunat e saj. /Zëri