Djali i Thaçit për dorëheqjen e Krasniqit: Gjurmët që ka lënë në PDK do të kujtohen gjithmonë
Aktuale
November 13, 2025 - 10:01
Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endriti, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka vlerësuar punën e Krasniqit si drejtues i PDK-së.
“Një falënderim i madh për Memli Krasniqin për udhëheqjen me ndershmëri dhe përgjegjësi. Gjurmët që ka lënë në PDK do të kujtohen gjithmonë me respekt”, ka shkruar ai.
