Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë po merr formë, Rama publikon pamjet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje të reja nga punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, duke treguar gjendjen aktuale të punimeve dhe modelin se si pritet të duket hapësira pas përfundimit të projektit.
Në postimin e tij në Facebook, Rama ka shkruar: “Mirëmëngjesi nga sheshi ‘Xhorxh Bush’, i cili po merr formë”, duke i shoqëruar fjalët me dy fotografi – një nga kantieri aktual dhe një tjetër nga projekti përfundimtar.
Nga imazhet shihet se punimet janë në fazë ndërtimi, ndërsa projekti final parashikon një hapësirë moderne publike me rrugë pedonale, shtigje të gjelbëruara dhe arkitekturë bashkëkohore.
Ky projekt është pjesë e planeve të Komunës së Prishtinës për transformimin urban dhe krijimin e hapësirave publike më funksionale për qytetarët.