Aktakuza për skandalin me rezerva shtetërore, Haxhiu e mbron Hajdarin: Aktakuza është e motivuar politikisht
Foto: Laura Hasani

Aktakuza për skandalin me rezerva shtetërore, Haxhiu e mbron Hajdarin: Aktakuza është e motivuar politikisht

Aktuale November 11, 2025 - 20:20

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për skandalin me rezerva shtetërore.

Ajo e ka mbrojtur kolegen e saj dhe e ka sulmuar prokurorinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se aktakuza është e motivuar politikisht.

“Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik. Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”, ka shkruar ajo, duke pretenduar pafajësinë e Hajdarit.

“Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva. Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj. Drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe në punën e bërë, e jo në ndikime apo qëllime politike”, ka shkruar ajo.