Nesër mbyllet rruga regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë, shkak asfaltimi
Aktuale
November 11, 2025 - 18:32
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 12 nëntor të vitit 2025, në projektin e rikonstruimit të rrugës regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë R129, do të bëhet asfaltimi i shtresës përfundimtare.
Ministria bën të ditur se pjesa nga lokacioni Picel (Bajgorë)-Kaqandollë-Kërpimeh do të jetë e pakalueshme për qarkullim.
“Kërkojmë nga qytetarët që gjatë këtyre ditëve të shfrytëzojnë rrugët alternative”, bën thirrje ministria e Infrastrukturës.