Duda Balje i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së
Aktuale
November 11, 2025 - 17:19
Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është bashkuar me AAK-në.
Balje është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, ndërsa këtë e ka konfirmuar për “Zërin” edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së”, tha Xhemaili për Zërin.
Me bashkimin e Baljes, AAK-ja është bërë me Grup Parlamentar. /Zëri
=