Dha urdhrin për ta ndërprerë numërimin në Mitrovicë, Sallahu i kërkon Kelmendit të marrë masa ndaj kryeprokurorit Rexha
Foto: Laura Hasani

Dha urdhrin për ta ndërprerë numërimin në Mitrovicë, Sallahu i kërkon Kelmendit të marrë masa ndaj kryeprokurorit Rexha

Aktuale November 11, 2025 - 14:07

Ushtruesi i detyrës i ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka kërkuar ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që të ndërmarrë masa për kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, i cili ka urdhëruar të ndërpritet përkohësisht numërimin në Qendrën Komunale të Numërimet në Mitrovicë të Jugut.

“Siç jeni ne dijeni, mbrëmë pas mesnate, datë 11 tetor 2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar ndërprerjen e numërimit te fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut, lidhur me procesin e balotazhit për Kryetar te kësaj Komune. Kjo ishte bërë me arsyetimin se janë raportuar parregullsi nga ana e komisionerëve gabime teknike të cilat kanë të bëjnë me gabimet e numrave serike në disa fletëvotime, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte ofruar sqarimet e nevojshme rreth natyrës teknike te problemit.! Fillimisht prokurori kompetent për çështjen përkatëse ishte caktuar Prokurori i Shtetit z. Shpëtim Peci, mirëpo në ndërkohë, çështjen kishte marrë në kompetence vet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Mitrovice z. Njazi Rexha, pa ofruar ndonjë arsyetim për palët e përfshira apo publikun dhe i cili kishte vendosur për ndërprerjen e procesit te numërimit pranë Qendrës Komunale për numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në letrën që Sallahu ka nisur në kryeprokurori.

Postimi i plotë i Sallahut, pa ndërhyrje:

I nderuar Kryeprokuror, Bazuar ne kompetencat tuaja ligjore, permes kesaj shkresë, kerkoj ndermarijen e masave të menjehershme nga ana juaj, në mênyre gë te shmanget çdo veprim i cili do ta démtonte procesin e mbarevajtshem elektoral te 9 nëntorit né Komunën e Mitrovices së Jugut.

Posa e nisa shkresën drejtuar U.D Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, nga i cili kam kërkuar që në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, të ndërmerrën këto masa:

1. Të përjashtoni zyrtarin në fjalë, Kryeprokurorin Rexha, nga trajtimi i mëtutjeshëm i rastit, për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit, në përputhje me Nenin 19 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/l -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Gjithashtu, vlerësoj që përjashtimi i Prokurorit të rastit, ka bazë edhe në Nenin 43 të Kodit të Procedurës Penale NR. 08/L-032, meqë ekzistimi i konfliktit të interesit është një nga bazat e cekura në Kod për këtë përjashtim;

2. Të nxjerrni vendim me shkrim për të marrë nën juridiksionin tuaj këtë rast, me qellim të zhvillimit efikas të procedurës si dhe për arsye të shmangies së konfliktit të interesit nga Zyrtari i lartpërmendur. (në përputhje me Nenin 20, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit); dhe,

3. Të shqyrtoni ankesën për shkeljen disiplinore të përmendur në këtë shkresë nga Kryeprokurori Rexha dhe të kërkoni nga Këshilli Prokurorial i Kosovës fillimin e hetimeve disiplinore në përputhje me Nenin 12 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/L–057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe të ndërmerren hetimet e nevojshme për konstatimin lidhur me përgjegjësinë penale të zyrtarit në fjalë nga Neni 417 i Kodit Penal të Kosovës nr. 06/L-074.