“Lufta e UÇK-së sikur ajo e Peleponezit”, Thaçi mezi mban të qeshurat me përgjigjen e Hillit
Aktuale
November 11, 2025 - 13:17
Ish-diplomati amerikan Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Gjatë dëshmisë së tij, ai u pyet nga prokurori James Pache për një takim ku ishte edhe Rexhep Selimi dhe atij ia cituan një libër të Blerim Shalës.
Por, me këtë rast, Hilli tha se ishte cituar për diçka që nuk e ka thënë e për çka u shpreh:
“Lufta e UÇK-së sikur e Peloponezit”, deklaroi ish-diplomati amerikan.
Derisa ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mezi mbante të qeshurat.