Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte ndër themeluesit e UÇK-së
Aktuale
November 11, 2025 - 13:12
Hilli dëshmon se nuk është i sigurt nëse Hashim Thaçi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Nuk e di nëse Hashim Thaci ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, më sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hilli.
Ai shtoi: “Nuk jam në gjendje ta konfirmoj një gjë të tillë”.