Hill: Rexhep Selimi nuk ishte në pozitë të lartë në UÇK

Hill: Rexhep Selimi nuk ishte në pozitë të lartë në UÇK

Aktuale November 11, 2025 - 13:01

Hilli tha se nuk e mban mend të ketë thënë ndonjëherë se Rexhep Selimi mbante pozitë të lartë në UÇK, “por kishte qëndrime të vlefshme”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Hilli tha se gjatë takimit në Likoc më 1998 “ne e kuptuam se Selimi do të ishte në pozitë për të na dhënë përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës”.

Hilli shtoi se pasi “nuk morëm përgjigje, ne menduam se ai thjesht po përfaqësonte ca opinione të grupit të Drenicës”.