Veliaj i shqetësuar nga burgu i Durrësit, kërkon zbukurimin e Tiranës për festat e fundvitit

Veliaj i shqetësuar nga burgu i Durrësit, kërkon zbukurimin e Tiranës për festat e fundvitit

Aktuale November 11, 2025 - 11:19

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ka marrë këtë të martë një vendim për Bashkinë e Tiranës, ndonëse ndodhet në paraburgim. Nga qelia e burgut të Durrësit, Veliaj ka firmosur një urdhër për nisjen e përgatitjeve të dekorimeve festive të kryeqytetit për fundvitin.

Vendimi i Veliajt vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke i dhënë kështu mundësinë Veliajt për të ndërmarrë aktin e parë “të rëndësishëm”  pas hekurave, atë të zbukurimit të Tiranës.

Siguria në vend, Koçiu raporton në Komision! Balliu: Situata e sigurisë alarmante, policia merret me monopatinat

Sipas urdhrit të firmosur prej tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve duhet të nisë menjëherë përgatitjet për vendosjen e ndriçimeve në sheshe, rrugë e hapësira publike.

Ky veprim shihet si një përpjekje e Veliajt për të treguar se ende ka ndikim mbi administratën bashkiake, pavarësisht situatës së rëndë ligjore ku ndodhet.

Gjatë viteve të fundit, ndriçimet festive dhe eventet e fundvitit janë përdorur nga administrata e tij si simbol i “rilindjes urbane” të Tiranës, por shpesh janë shoqëruar me akuza për shpërdorim fondesh publike dhe tendera të dyshimtë. /CNA