A e sheh veten në krye të AAK-së? Flet Gjini
Foto: Laura Hasani

A e sheh veten në krye të AAK-së? Flet Gjini

Aktuale November 10, 2025 - 14:03

Ardian Gjini nga AAK-ja ka triumfuar në garën e balotazhit në Gjakovë, duke mposhtur kandidatin e LVV-së, Ardian Gola.

Gjini u pyet lidhur me spekulimet që e përmendin si të mundshëm pasardhës të Ramush Haradinajt në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëse Haradinaj vendos të tërhiqet nga politika.

“Duhet me pa, ne zgjedhjet në Aleancë i kemi në vitin që po vjen, 2026, diku në mars besoj fillojmë, nuk mundem me ditë saktë tash”, tha Gjini në Klan Kosova, duke theksuar se është shumë herët për të dhënë një përgjigje për këtë çështje.