Rama pas fitores së PS-së në zgjedhjet e pjesshme: 5 fitore, 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët
Foto: Laura Hasani

Rama pas fitores së PS-së në zgjedhjet e pjesshme: 5 fitore, 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët

Aktuale November 10, 2025 - 10:38

Partia Socialiste ka dalë fituese në zgjedhjet e pjesshme që janë mbajtur të dielën në disa komuna në Shqipëri, shkruan Zeri.info.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në pesë Bashki, e për çka thotë disa nga arsyet që mund të kenë ndikuar në pjesëmarrjen jo të lartë të votuesve.

“Për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, ka shkruar Rama.