FSK-ja më 15 nëntor do të realizojë stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë
Aktuale
November 10, 2025 - 10:21
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë një plan të stërvitjes më 15 nëntor në zonën e Gërmisë.
Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.
Njoftimi i Komunës së Prishtinës:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.