Vetëm në katër komuna kryetarë të rinj

Vetëm në katër komuna kryetarë të rinj

Aktuale November 10, 2025 - 08:39

Vetëm në katër komuna me shumicë shqiptare do të ketë kryetar të rinj pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe ato të balotazhit më 9 nëntor.

Ndryshim të pushtetit ka vetëm në Mitrovicën e Jugut, Fushë-Kosovë e Obiliq. Në të tria komunat kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Faton Peci fitoi në Mitrovicë të Jugut, Valon Prebreza në Fushë-Kosovë e Halil Thaçi në Obiliq.

Ndërkohë, në Kaçanik vazhdon të jetë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës. Por në vend të Besim Ilazit, kryetar do të jetë Sabedin Vishi.