Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, sot pritet të dëshmojë Christopher Hill
Foto: Zëri

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, sot pritet të dëshmojë Christopher Hill

Aktuale November 10, 2025 - 08:27

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite.

Image