Çeku uron Ramën për fitoren në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Çeku uron Ramën për fitoren në Prishtinë

Aktuale November 09, 2025 - 22:25

Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku, i ka uruar fitoren në zgjedhjet lokale në kryeqendrën kosovare, Përparim Ramës nga LDK-ja.

“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”, shkroi ai në Facebook.

Ai falënderoi çdo qytetar që e votoi në dy rundet zgjedhore.

Çeku, që sipas rezultateve preliminare 48.46 për qind të votave, tha se LVV-ja do të jetë opozitë në Kuvendin komunal të Prishtinës dhe do të “përcjellim secilin hap” që qeverisja komunale do të ndërmarrë, “duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund”.