Rama shpall fitoren në Prishtinë: Sot është festa e unitetit dhe demokracisë
Foto: Laura Hasani

Rama shpall fitoren në Prishtinë: Sot është festa e unitetit dhe demokracisë

Aktuale November 09, 2025 - 20:57

Përparim Rama nga LDK shpalli fitoren në Prishtinë dhe tha se sot është festa “e qytetit tonë, e shpresës unitet e demokracisë”.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë konferencës për media tha se Rama ka fituar edhe një mandat në Prishtinë, pasi sipas tij ai ka marrë 51.5 për qind të vota.

Kjo parti paralajmëroi një festë në sheshin Skenderbeu më vonë gjatë natës.

Image