Abdixhiku: Nga nesër merremi me zgjedhjet nacionale, priten në fund të dhjetorit
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Nga nesër merremi me zgjedhjet nacionale, priten në fund të dhjetorit

Aktuale November 09, 2025 - 10:57

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nga nesër fokusi do të jetë te zgjedhjet nacionale.

Abdixhiku po ashtu tha se pritjet janë që në fund të dhjetorit të ketë sërish zgjedhje.

“Menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, deklaroi Abdixhiku pasi votoi.