Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë nëpër Kosovë: Japin kontribut për stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç
KFOR ka njoftuar se për patrullimet që janë bërë nga ushtarët turq. Në postim thuhet se të njëjtit, zhvillojnë patrullime me qëllim që të sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, duke përmirësuar njëkohësisht vëzhgimin dhe njohjen e situatës.
Më tej, nga KFOR potencohet po ashtu edhe që, ushtarët, me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, japin një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës.
Postimi:
Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Operacionale Rezervë (ORF), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme në mbarë Kosovën.
Ata zhvillojnë patrullime me qëllim që të sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, duke përmirësuar njëkohësisht vëzhgimin dhe njohjen e situatës.
Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, ata japin një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushjen e roleve të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.