Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Tetovë, Haradinaj i shkon për ngushëllime familjes në Gjakovë
Foto: Facebook

Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Tetovë, Haradinaj i shkon për ngushëllime familjes në Gjakovë

Aktuale November 08, 2025 - 13:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime tek bashkëluftëtari i tij, Arbër Spahija pas rastit të vdekjes tragjike të vajzës së tij, Daorsa.

24-vjeçarja nga Gjakova vdiq tragjikisht ditë më parë në Tetovë.

“Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë.Ngushëllime Arbërit dhe gjithë familjes Spahija.Daorsa u prehtë në paqe!”, tha Haradinaj në Facebook.