Sorenseni takohet me kryediplomaten finlandeze: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë - Serbi

Sorenseni takohet me kryediplomaten finlandeze: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë - Serbi

Aktuale November 07, 2025 - 15:07

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, është takuar dje me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki, ku tha se qëndroi për një vizitë pune.

Sorenseni tha se me kryediplomaten finlandeze ka diskutuar “në detaje” mbi procesin që e lehtëson BE-ja, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin.

“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorenseni në X.