Mot më i paqëndrueshëm nga sot, shi dhe ulje temperaturash në gjithë vendin
Periudhë më jostabile do të përfshijë vendin e rajonin ditëve të ardhshme. Të reshura lokale shiu do të shtrihen në pjesë të vendit që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte, duke vazhduar kohë pas kohe deri në orët e mbrëmjes.
Në aspektin termik do të jetë më ftohtë, me temperatura minimale që zbresin deri në 6 gradë C e 7 gradë C, e ato maksimale gjatë ditës, vetëm prej 10 e 11 gradë C. Kryesisht dominojnë qetësitë, e frynë herë-herë erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s.
Më shumë të reshura shiu po parashihen orëve të para të ditës së shtunë, e gjatë ditës do të jenë më të izoluara, si riga lokale. Kohë pas kohe reshje të dobëta shiu paraqiten edhe ditën e diel dhe të hënë. Të martën më pas pushojnë, por se vranësirat do të dominojnë mbi vend.
Temperaturat marrin një trend të rritjes në fundjavë, me maksimale deri në 15 gradë, e më pas pësojnë rënie deri në 11 gradë C. Minimalet luhaten ndërmjet 6 e 9 gradë C. Erërat ndryshojnë drejtimin në fundjavë, nga juglindja e jugu, e frynë me hove deri në 12m/s.