Peci: Opozita dhe Vetëvendosje s’e kanë dashur krijimin e qeverisë për shkak të Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Peci: Opozita dhe Vetëvendosje s’e kanë dashur krijimin e qeverisë për shkak të Asociacionit

Aktuale November 06, 2025 - 23:58

Analisti, Lulzim Peci tha se partitë opozitare përfshirë edhe Vetëvendosjen nuk kanë dështuar të bëjnë qeverinë, për shkak të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se për këtë çështje të gjitha partitë politike e kanë përgjegjësinë.

“Realisht edhe Vetëvendosje edhe partitë opozitare nuk kanë dashtë me bërë qeverinë, kur është dashtë me bërë për shkak të një elefanti të madh që e kemi në dhom edhe askush nuk po e përmend, e qaj elefant e ka emrin asociacionit i komunave me shumicë serbe për qata krejt kanë nejt anash e kanë akuzu njëri tjetrin edhe unë për këtë mendoj që e kanë përgjegjësi të gjithë”, theksoi Peci në rtv 21.