Miftaraj: Kurti dhe LVV-ja kampionë të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit

Miftaraj: Kurti dhe LVV-ja kampionë të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit

Aktuale November 06, 2025 - 21:42

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të deputetit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të pushtetit në prag të zgjedhjeve. Sipas Miftarajt, Kurti ka lejuar shpërndarjen e 100 eurove për çdo student në kohë fushate, gjë që përbën shkelje ligjore me vlerë prej 26 milionë euro.

Ai ka thënë se Kurti, përmes mesazheve private drejtuar studentëve, po përpiqet të përfitojë politikisht nga vendimi i qeverisë në detyrë, ndërsa në anën tjetër refuzon ndarjen e buxhetit për RTK-në, duke pretenduar se “nuk dëshiron të shkel ligjin”.

“Albin deputeti dhe LVV janë kampionë të korrupsionit, keqpërdorimit të pushtetit dhe autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale duhet të krijojë një Task Force për trajtimin e këtij korrupsioni endemik qeveritar”, ka deklaruar Miftaraj.