Rama nga “Xhorxh Bushi” kritikon qeverinë “Kurti”: Mendësi e ngushtë që saboton projektet për Prishtinën
Aktuale
November 06, 2025 - 20:44
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë deklarata të forta pak para balotazhit lokal, duke kritikuar qeverinë (në detyrë) aktuale qendrore.
Rama theksoi se projekti për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, është penguar nga “sabotazhet” e qeverisë Kurti.
“Kjo do të kryhej (sheshi “Xhorxh Bush”) po të mos i kishim këto sabotazhe prej qeverisë. Me 9 nëntor qytetarët do të ia tregojnë vendin asaj, edhe në dhjetor me siguri në nivelin qendror do të kemi një qeverisje që e dëshiron të mirën e kryeqytetit. Që e sheh kryeqytetin si metropol, e jo si qytet të vogël. E kanë mendësinë e ngushtë”, ka thënë Rama në Rtv Dukagjini.