Edhe Krasniqi reagon ndaj Kurtit për 100 eurot e studentëve: Tenton t’i mashtrojë
Foto: Laura Hasani

Edhe Krasniqi reagon ndaj Kurtit për 100 eurot e studentëve: Tenton t’i mashtrojë

Aktuale November 06, 2025 - 20:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, rreth ekzekutimit të shtesave për studentë me vlerë prej 100 euro.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi thotë se Kurti ka harruar studentët për pesë vjet me radhë, derisa sipas tij, ai tani bëhet kinse po kujtohet për ta, tri ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Mes tjerash, ai deklaron se këtë veprim Kurti nuk e ka bërë për t’i ndihmuar studentët, por për t’i mashtruar me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.

“Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”, shtoi tutje ai.