Ulutashi takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë
Foto: Facebook

Ulutashi takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë

Aktuale November 05, 2025 - 20:35

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot në Shkup me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit të KFOR-it në mbështetjen e sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi palëkundshmërinë e KFOR-it drejt një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe vlerësoi personelin e Maqedonisë së Veriut, për profesionalizmin e tyre në aktivitetet e përditshme të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.