LDK-ja, e hapur për të diskutuar për zgjatjen e buxhetit
Foto: Laura Hasani

LDK-ja, e hapur për të diskutuar për zgjatjen e buxhetit

Aktuale November 05, 2025 - 15:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e djeshëm me Presidenten ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar për zgjatjen buxhetore, si një mënyrë për të dalë nga kriza në të cilën gjendet vendi.

Abdixhiku tha se nëse ka dakordim politik me të gjitha partitë politike, është i gatshëm për të diskutuar skenarët për buxhetin e shtetit, siç tha ia, për “me iu shmang një skenari bukur të errët”, transmeton Zeri.info.

“Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, në takim me Presidenten dje i kam shprehur gatishmërinë e analizës së vazhdimit të buxhetit paraprak. Pra nëse ka dakordim politik me të gjitha partitë politike që po shkojmë në zgjedhje, meqë po shkojmë në zgjedhje po na u dashka me iu shmang një skenari bukur të errët, pasi skenari nuk është i garantuar. Nuk mund të themi që ka qeveri menjëherë, apo shumicë menjëherë, pra mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatim të buxhetit të vitit të kaluar. Ia kam shpreh këtë gatishmëri dhe jam në kontakt edhe me partitë tjera politike në Kosovës për të diskutuar për këtë”, tha Abdixhiku në konferencën për media. /Zëri