Abdixhiku: Jemi vonë, s’mund të ketë qeveri të pakicës më në Kosovë
Aktuale
November 05, 2025 - 13:16
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën.
“Jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989 në Kosovë vendos shumica, në demokraci pakicës i thonë opozitë, jo qeveri. Në demokraci pakica nuk e ndan buxhetin e shtetit, nuk kalon ligje dhe nuk imponon politika”, tha Abdixhiku në konferencën për media që e thirri këtë të mërkurë, raporton Zeri.info.

Sipas tij, çdo qeveri legjitime duhet të përfaqësojë shumicën dhe kur s’ka shumicë, vendi duhet t’i kthehet sovranit.

Sa i përket mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, Abdixhiku tha se s’ka asnjë ndikim, duke e cilësuar si një zhvillim të brendshëm të LVV-së. /Zëri
