Publikohet faqja “paviza.eu”, që informon qytetarët për rregullat e udhëtimit në BE

Publikohet faqja “paviza.eu”, që informon qytetarët për rregullat e udhëtimit në BE

Aktuale November 05, 2025 - 09:29

Kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë

Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).

Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në Zonën Schengen.

Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në Zonën Schengen.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu.