Eliza Hoxha i reagon Osmanit pasi e mandatoi Konjufcën: Me çka të bindën Presidente
Aktuale
November 04, 2025 - 21:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se LVV e ka bindur që mund të sigurojë shumicën.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur se me çka e kanë bindur presidenten.
“Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin? E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.