Osmani për Konjufcën: Kushtetuta s’më ka lënë rrugë tjera pos ta mandatoj
Aktuale
November 04, 2025 - 19:55
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do të bënte shkelje kushtetuese nëse e mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.
E Osmani foli në konferencë për media për këtë çështje. Ajo tha se Kushtetuta e obligon të veprojë në këtë formë.
“Unë veproj 100 për qind në përputhje me Kushtetutën, e cila nuk më ka lënë rrugë tjetër. Sepse diskrecioni është kur ke disa opsione dhe zgjedh mes atyre që kanë gjasat më të mëdha. Kurse kur ke vetëm një propozim, Kushtetuta thotë Presidentja mandaton. Pikë. jo diskuton, mendon, por thjesht e mandaton. Është gjuhë e thjeshtë e Kushtetutës”, deklaroi Presidentja Osmani, teksa shtoi se “jam 100 për qind e sigurt që kam vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën”.