Deliu komenton Draft-Raportin e Progresit për Kosovën: Kurti dhe Osmani e kanë sulmuar demokracinë
Aktuale
November 04, 2025 - 19:24
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar Draft-Raportin e Progresit për Kosovë, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë sulmuar institucionet e drejtësisë.
Ajo tha se asnjëherë më shumë se këtyre 5 viteve nuk është sulmuar dhe cenuar demokracia në Kosovë dhe që sipas saj, fatkeqësisht Kosova ka shënuar hapa mbrapa në konsolidimin e demokracisë.
“Sulmet e Albin Kurtit por edhe të presidentes Vjosa Osmani, ndaj institucioneve të drejtësisë, asnjëherë me arbitraritet të tillë nuk janë goditur gjyqtarët e Kushtetueses e Supremes të cilët janë linquar emër për emër, sepse kanë bërë përpjekje për të mbrojtur rendin kushtetutës të Kosovës”, tha Deliu-Kodra në T7.