Kurti për plagosjen e rrëmbimin e serbit nga xhandarmëria: Kundërshtoi regjimin e Vuçiqit, qëllimi i Serbisë ta destabilizojë Kosovën
Foto: Laura Hasani

Kurti për plagosjen e rrëmbimin e serbit nga xhandarmëria: Kundërshtoi regjimin e Vuçiqit, qëllimi i Serbisë ta destabilizojë Kosovën

Aktuale November 04, 2025 - 18:49

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qytetari serb që është plagosur e më pas është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq, pra në territorin e Kosovës, është bërë për vetëm një arsye se ai ka kundërshtuar regjimin e Aleksandar Vuçiq.

Kurti në konferencën për media ku pranoi raportin e vendit tha se qëllimi i Serbisë është që ta destabilizojë Kosovën, por theksoi se falë organeve të sigurisë dhe inteligjencës, do të dështojë.