Oravi për Raportin e KE-së: Një vit i humbur në liritë themelore
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se Kosova ka çuar një vit posht’.
Këtë deklaratë, ai e bëri derisa foli në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit e pranoi Raportin e KE-së për vendin.
“Për t’ju ndihmuar në rrugën drejt integrimit, na duhen partnerë. Na duhet qeveri për të bashkëpunuar, një qeveri që mbështetet në shumicë të fortë në Kuvend, në gjendje për të avancuar në liritë themelore për të mirën e popullit të Kosovës. Në këtë pikë, fatkeqësisht ka qenë vit i humbur”, deklaroi Orav.
Ai tha se në vitin 2024, Kosova ishte e para në agjendën e reformave, afër marrjes së disbursimeve të para nga Plani i Rritjes i BE-së.
“Po punonit për të avancuar edhe në pika tjera kyçe, dhe ja ku jemi sot. Ajo që dua të them është se elita politike në Kosovë duhet të bashkohet dhe të formojnë shumicë të fortë që do të sigurojë ratifikimin e marrëveshjeve për planin e rritjes dhe të avancojë obligimet e marra në dialogun mes” Kosovës dhe Serbisë”.
“Pa këtë, do të humbin mundësi tjera. Vullneti për të krijuar koalicione dhe për atë arritur kompromise është kyç”, u shpreh ambasadori i BE-së.