Osmani mban konferencë për media sonte në orën 19:00
Foto: Laura Hasani

Osmani mban konferencë për media sonte në orën 19:00

Aktuale November 04, 2025 - 18:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot, e martë, një konferencë për media.

Konferenca do të zhvillohet në orën 19:00, në ambientet e Kabinetit të Presidentes.

Ende nuk janë bërë të ditura temat që pritet të adresojë Presidentja Osmani, por konferenca vjen pasi i mandatuari për kryeministër të qeverisë së re të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se e pranon këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, si dhe pas takimeve, që presidentja Osmani ka pasur sot me liderët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK.

Ndryshe presidentja Osmani, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi "Raportin për Kosovën 2025" të Komisionit Evropian.