Costa: Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv për kandidaturën në BE
Foto: Laura Hasani

Costa: Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv për kandidaturën në BE

Aktuale November 04, 2025 - 18:13

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë se Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv në aplikimin e saj për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Në samitin për zgjerimin e BE-së, të organizuar nga “Euronews”, ai tha se zgjerimi ka qenë një prej prioriteteve të tij kryesore që kur e ka marrë mandatin.

“Tre vjet pas paraqitjes së aplikacionit për anëtarësim, Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv”, ka thënë Costa në fjalën e tij.

Komisioni Evropian ka publikuar të hënën Raportin për Kosovën, ku thuhet mes tjerash se vendi ka pasur progres të kufizuar e stagnim.